Exclusive Content:

Fluturon cmimi i Gjelit te detit në Baldushk! Ja sa kushton 1 kg gjel deti kete vit

Këtë vit, gjeli i detit do t’u kushtojë më shtrenjtë familjeve shqiptare. Çmimi i tij është rritur me 100 lekë më shumë për kilogram, ndërsa i pulës 200 lekë më shumë.

Fermerët në tregun e Baldushkut, një nga furnizuesit më të mëdhenj për kryeqytetin, thonë se shkak është bërë rritja e kostos së mbarështimit të tyre.

‘Kilogrami është 12 mijë lekë të vjetra pa therë 13 mijë lekë të vjetra i therë! Pula 14 mijë lekë të vjetra e pa therë, e therë 15 mijë lekë të vjetra kg. Vjet e kemi shitur 9 mijë lekë të vjetra 10 mijë lekë.- tha Lule Ibrahimi, fermere.

Lule Ibrahimi merret prej më shumë se 10 vitesh me mbarështimin e gjelave të detit bashkë me të birin. Ata thonë se pavarësisht kërkesave të shumta, fitimet janë ulur ndër vite, si pasojë e rritjes së shpenzimeve.

‘Ka shku kostoja sa nuk di nona, baje e blej misër, blej hinte!’- tha fermerja.

‘Kostoja është e madhe. I vogël asnjë kg nuk vjen. Fillo me koncentrat!’- u shpreh fermeri.

Shpresat për më shumë shitje i kanë në 10 ditët e fundit të vitit, pavarësisht se klientët i kanë të përhershëm.

‘Ai që nuk ka klientë i çon te fusha. Ne kemi klientelën tonë.’- tha ajo.

Edhe pse është ende herët, qytetarët shprehen të vendosur se gjeli i detit nuk do të mungojë në tryezën e tyre, pavarësisht çmimit.

Tregu i Gjelave të detit në fshatin Baldushk funksionon prej 8 vitesh dhe ndodhet vetëm 15 kilometra larg kryeqytetit.

Latest

Newsletter

spot_img

Don't miss

Flet piloti: Ja cila është arsyeja pse shumë avionë po aksidentohen këto kohët e fundit

Një tjetër ngjarje alarmante në hapësirën ajrore amerikane ndodhi...

Tronditet bota e Hollivudit! Aktori i madh gjendet i vdekur bashkë me gruan dhe qenin e tyre. Policia dyshon se…

Aktori amerikan fitues i çmimit Oscar, Gene Hackman, bashkëshortja...

Dalin detaje nga vrasja e 30-vjeçares së huaj në Tiranë, policia dyshon se i fejuari i saj..

Detaje të reja mësohen nga vrasja e 30-vjeçares (shtetase...

Ndryshon kursi i këmbimit, ja cfarë ndodhi sot me monedhat e huaja..

Ditën e sotme, më 26 shkurt 2025, Dollari amerikan blihet...
spot_imgspot_img

Flet piloti: Ja cila është arsyeja pse shumë avionë po aksidentohen këto kohët e fundit

Një tjetër ngjarje alarmante në hapësirën ajrore amerikane ndodhi së fundmi në Aeroportin Midway të Çikagos, ku një avion i kompanisë Southwest Airlines dhe...

S*ks, drogë dhe “party” me alkool. Të miturit në Tiranë shfrytëzojnë banesat ditore, gazetarja shokon me deklaratën: Mbas shkollës mbledhin lekët dhe shkojnë të..

Gjate programit Wake Up ne Top Channel, gazetarja e njohur, Juli Ristani ka folur rreth shthurjes se adoleshenteve ne Tirane. Ndiqni videon më poshtë..

Tronditet bota e Hollivudit! Aktori i madh gjendet i vdekur bashkë me gruan dhe qenin e tyre. Policia dyshon se…

Aktori amerikan fitues i çmimit Oscar, Gene Hackman, bashkëshortja e tij Betsy Arakawa dhe qeni i tyre janë gjetur të vdekur në shtëpinë e...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.