Fluturojnë çmimet në Jug, shikoni sa kushton nje kafe dhe një ujë

10662
0

Sezoni turistik në bregdetin e Jugut vazhdon të ngrejë polemika për çmimet në lokale e restorante. Një faturë nga një bar në Palasë, Himarë ka shënuar 3 mijë lekë për një makiato dhe 8 mijë lekë për një ujë.

Këto çmime mund të konsiderohen shumë më të larta se mesatarja dhe kanë ngjallur reagime të shumta në rrjetet sociale dhe media.

Shumë shqiptarë por emigrantë kanë shprehur pakënaqësi për çmimet e larta, duke i cilësuar ato si abuzive dhe të padrejta për turistët.

Pronarët e bizneseve në zonë, megjithatë, kanë argumentuar se çmimet e larta janë të justifikuara nga kostot e larta të operimit dhe sezonit të shkurtër turistik. Sipas tyre, investimet e bëra në infrastrukturë dhe shërbim kërkojnë çmime më të larta për të mbuluar shpenzimet.