Fluturimi i avionit me rreth 200 pasagjerë kthehet në tmerr

504
0

Një fluturim 8 orësh u kthye në makth për dhjetëra pasagjerë për shkak të një turbulence. Për pasojë, 15 prej tyre pësuan lëndime gjatë fluturimit të merrshëm nga Miami, Florida, në Buenos Aires në Argjentinë.

Fotografitë tronditëse nga brenda aeroplanit, tregojnë rrëmujën e gjerë, përfshirë ushqime të shpërndara dhe sende të tjera të rëna nga pjesa e sipërme e avionit.

Një pasagjer ka postuar videon shokuese të kabinës së rrëmbujshme pas turbulencës.

Nga të plagosurit, 8 vetë përfunduan në spital të enjten në mbrëmje, ndërsa pjesa tjetër u mjekua në aeroplan dhe aeroport.

Sipas linjës ajrore, ekuipazhi nxitoi të ndihmonte udhëtarët e plagosur dhe të kontrollonte mbi 192 njerëz në bord.

Një zëdhënës tha: “Incidenti ndodhi në fazën e fluturimit e quajtur “dalje në det” dhe menjëherë u raportua nga komandanti përgjegjës për avionin.

Kompania organizoi pajisjet mjekësore pas mbërritjes së fluturimit për të ndihmuar ata pasagjerë që pësuan plagë “.