Fluksi i lartë i pasagjerëve, aeroporti i Rinasit del me njoftimin e rëndësishëm

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës ka dalë me një njoftim të rëndësishëm për pasagjerët, të cilëve iu bën thirrje që të shkojnë në aeroport të paktën 3 orë përpara fluturimit dhe kjo për shkak të fluksit të madh të pasagjerëve gjatë sezonit turistik.

“Për të shmangur nxitimin e minutave të fundit dhe për t’u siguruar që keni kohë të mjaftueshme për check-in dhe kontrollin e sigurisë, ju rekomandojmë të mbërrini në aeroport të paktën 3 (tre) orë përpara orarit tuaj të fluturimit”, thuhet në një postim të TIA.

Mes të tjerash, TIA po ashtu iu kërkon pasagjerëve të printojnë biletën e tyre, pasi kjo gjë do t’iu kursejë kohë, në të kundërt do të presin hapjen e check-in për ta marrë atë.

Për pasagjerët me bagazhe, TIA këshillon pasagjerët të informohen te sporteli i check-in, i cili zakonisht hapet 2 orë e 30 minuta para nisjes. Njëkohësisht TIA u kërkon pasagjerëve të qëndrojnë të përditësuar me çdo njoftim që ju vjen nga linja ajrore në lidhje me fluturimin tuaj. A2 CNN

- Advertisement -

Masakroi bashkëshorten dhe u hodh nga kati i dytë i banesës/ Dalin fotot e viktimave, ja cfarë postonte burri ne rrjetet sociale..

Një ngjarje e rëndë tronditi Greqinë mesditën e së mërkurës, kur një shqiptar masakroi me thikë bashkëshorten e tij në Selanik dhe më pas...

Rikthehet dimri, ja cfarë na pret 5 ditët në vijim sipas sinoptikanes: Nga e hëna do të ketë..

Sipas sinoptikanes Lajda Porja, ditën e premte dhe te shtune pritet rritje e ndjeshme e temperaturave ku maksimalet shkojne deri ne 27 grade celcius. Te...

E rëndë në Tiranë/ I ndaluari për vjedhje vetëvaret në qeli, hetimet zbulojnë detaje të dyshimta!

I ndaluari për vjedhje vetëvaret në qeli – AMP dhe Prokuroria nisin hetimet Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në bllokun e sigurisë në Tiranë,...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.