Fluks në portin e Durrësit, mbi 3 mijë persona mbërritën sot në atdhe

174
0

Festat e fundvitit kanë sjellë fluks të emigrantëve në Shqipëri. Ata kanë zgjedhur që të kalojnë festat me familjen dhe të afërmit e tyre.Në Portin e Durrësit sot kanë mbërrritur rreth 3.200 persona dhe 820 mjete.

Emigrantët kanë ardhur me tre tragetet e para, ndërsa në orët në vijim pritet që të mbërrijnë edhe tragete të tjerë.  Trageti “Rigel 2” ka sjellë rreth 2270 pasagjerë dhe 340 mjete, ndërsa “Rigel 7” ka sjellë  468 pasagjerë dhe 177 mjete dhe Af Franchesca 985 pasagjerë  dhe 304 mjete.