“Nuk e dimë kush na ka mallkuar” Flori Mumajesi përfundon në spital pak orë para konkurrimit në Këngën Magjike

1294
0

Ditën e sotme dhe të nesërme, Pallati i Kongreseve pushtohet nga netët gjysmëfinale të “Këngës Magjike”.

Një ndër artistët pjesëmarrës është edhe Flor Mumajesi. Ai prezantoi këngën e tij javën e fundit.

Edhe Flori, ashtu si të gjithë kolegët, ka nisur provat, por sot i ka ndërprerë për arsye se ka përfunduar në spital.

Në një video që ka postuar në Instastory-n e tij, Flori ka ndarë me fansat pamjet nga spitali me serum në dorë, duke thënë se dikush i ka mallkuar.

“Nuk e dimë kush na ka mallkuar”,- thotë ai me të qeshur, por pas kësaj shkruan se, me siguri, do t’ia dalë nesër në mbrëmje për garën në Këngën Magjike.

Flori do të ngjitet të enjten në skenën e Këngës Magjike.