Flor Binaj ka një fobi të çuditshme: Që kur isha i vogël, i shihja dhe thoja, bishta krokodili

697
0

Njerëzit kanë fobi nga më të ndryshmet duke përfshirë hapësirat e vogla, vendet e larta, por dhe ushqimet. Aktori i humorit shqiptar, Flor Binaj ndaj bamjeve.

Kjo gjë u zbulua në intervistën e tij për “Late Night Show” në Ora News, ku tregoi se i duken të shpifura që fëmijë. Madje, Flori tha se do donte më mirë të përballej me 3 sulmues se të kishte pjeshka me lesh në dorë.

Flor Binaj: Nëse ka një gjë të shpifur për mua në jetë, bamjet. Që kur isha i vogël, i shihja dhe thoja, bishta krokodili. Ma bën lëkurën mornica-mornica. Ato mund të jenë shumë të mira. Po mu sulën 3 veta mund të duroj, por po më dhe edhe pjeshkë me lesh në dorë…