Flor Binaj jep lajmin e papritur…

1714
0

Florjan Binaj prej vitesh dhuron spektakël e humor si pjesë e kastit të “Portokallisë”.

Por së fundmi  ai ka zbuluar se këtë verë nuk do të jetë pjesë e trupës së ‘Portokalli’ që udhëton nëpër qytetet e Shqipërisë.

Ai ka shpjeguar se është i detyruar të mos jetë pjesë për arsye personale dhe profesionale.

“Të dashur miq, mikesha dhe fansa. Për arsye personale dhe profesionale nuk do jem në turneun e ‘Portokallisë’ nëpër qytete. Suksese të gjithë kolegeve dehe kolegëve. Portokallia është gjëja më e bukur që ndodh në çdo qytet këtë verë”,-shkruan aktori.

‘Spektakli lëvizës’ në sheshet e qyteteve të Shqipërisë ka nisur prej pak ditësh dhe pritet të jetë i mbushur plot surpriza. Edhe këtë verë, ‘Portokallia’ do ju bëj të gjithëve të qeshni me emocionet dhe batuat e aktorëve më të njohur të ekranit.