Flor Binaj flet për herë të parë për bashkëshorten: Nuk i jam ulur ne gjunje per t’i propozuar sepse…

942
0

Flor Binaj është një nga personazhet më të dashur të së dielës sonë për humorin që na sjell nëpër shtëpia, por kush e ndjek Florin në rrjetet sociale, e di që ai është i martuar me ish-missin Sadina Alla dhe kanë dy fëmijë, Krenën dhe Glaukun. Në një intervistë të dhënë për revistën Bordo, Flori ka folur pak më shumë për njohjen dhe historinë e dashurisë me Sadinën, duke treguar se nuk i është ulur në gjunjë asaj për t’i propozuar, pasi nuk ka nevojë për unazë e gjunjëzim për të kërkuar të kalosh jetën me dikë.

“Nisi si çdo histori dashurie. U pëlqyem që në shikimin e parë, madje unë mendoja se na kishin sjellë të dyve në atë shkollë pikërisht për këtë qëllim, që ne të ishim bashkë! Ndodh që krijon në kokë një stereotip të personit që do të kalosh jetën dhe ‘fap’, të del përpara! Besoj ishim të dy me fat që gjetëm njëri-tjetrin.

“Nuk duhet unaza dhe gjunjëzimi për të kërkuar të kalosh jetën me dikë, duhet thjesht guxim, dëshirë dhe shumë dashuri! A i janë ulur në gjunjë baballarët tanë nënave tona? Kjo është një modë që hyri pas vitit 90. Madje arsyeja pse shumë çifte ndahen është sepse duan më shumë gjestin e gjunjëzimit dhe unazën e shtrenjtë, sesa përgjegjësia që sjell ky vendim!”, është shprehur Flori./Shkeputur nga intervista e Florjan Binaj per revisten ‘Bordo’/