Flet vajza e të moshuarës: Ja sa euro në muaj paguaja per azilin

Zhaneta Nura, e bija të moshuarës ndaj të cilës u rrah në azilin e të moshuarve në Pejë “Orenda” ka thënë se është e cuditur me atë që i ka ndodhur nënës së saj.

Nura ka thënë se menjëherë pasi pa videon, e cila u shpërnda sot në media, e ka tërhequr menjëherë nënën e saj nga kjo qendër.

Ajo ka thënë se para 4 ose 5 ditësh kishte vërejtur shenja dhune në fytyrën e nënës.

“Minimumi një herë ose dy herë në javë e kam vizitu nënën. Tash para 4-5 dite kam qenë në rezidencë, në herën e fundit, e kam parë një shenjë në faqe, por s’më ka shkuar mendja që ka dhunë në një rezidencë me standarde zivcerane”, ka deklaruar ajo.

Nura ka deklaruar se për strehimin e nënës së saj në këtë qendër, familja e saj ka paguar 600 euro për muaj, duke i bartur edhe shpenzimet e veshmbathjes dhe terapisë mjekësore.

“Ka qenë tronditje e madhe, stres i paparë. Kur një dhunë bëhet ndaj një nëne të sëmurë në atë rezidencë, të cilës s’di a t’i them rezidencë më. Besoj që secili prej qytetarëve më kupton. S’kam fjalë me përshkru dhimbjen që ka ndodhur. Kemi paguar 600 euro në muaj. Veshmbathja ka qenë prej nesh, terapia prej nesh”, ka deklaruar ajo.

- Advertisement -

Pezullohen lundrimet nga Durrësi drejt Barit dhe anasjelltas

Si pasojë e motit të keq mësohet se janë pezulluar lundrimet ditën e sotme për tragetet e linjës Durrës-Bari dhe anasjelltas. Lundrimet sipas njoftimit do...

Ndryshon kursi i këmbimit, ja si u mbyll java për monedhat e huaja..

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar të ditës së sotme 14 mars, një dollar do të blihet me 91.2 lekë dhe do shitet me...

Masakroi bashkëshorten dhe u hodh nga kati i dytë i banesës/ Dalin fotot e viktimave, ja cfarë postonte burri ne rrjetet sociale..

Një ngjarje e rëndë tronditi Greqinë mesditën e së mërkurës, kur një shqiptar masakroi me thikë bashkëshorten e tij në Selanik dhe më pas...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.