Exclusive Content:

Flet piloti: Ja cila është arsyeja pse shumë avionë po aksidentohen këto kohët e fundit

Një tjetër ngjarje alarmante në hapësirën ajrore amerikane ndodhi së fundmi në Aeroportin Midway të Çikagos, ku një avion i kompanisë Southwest Airlines dhe një avion privat shmangën përplasjen për vetëm pak metra. Kjo ngjarje vjen pas një serie incidentesh të rënda, përfshirë përplasjen fatale të një avioni rajonal të American Airlines me një helikopter ushtarak mbi Washington DC muajin e kaluar, ku humbën jetën 67 persona.

Sipas ekspertëve të aviacionit, këto incidente nuk janë të papritura. Një ish-pilot dhe hetues i aksidenteve ajrore paralajmëron se standardet e sigurisë janë ulur ndjeshëm vitet e fundit. Sipas tij, probleme serioze kanë filluar me prodhuesin e avionëve Boeing, i cili ka lëshuar në treg avionë me defekte, siç ishte Boeing 737 Max, që shkaktoi dy aksidente me 346 viktima në vitet 2018 dhe 2019, shkruan A2 CNN.

Një faktor tjetër shqetësues është mungesa e kontrollorëve të trafikut ajror, të cilët punojnë nën stres të madh, duke e bërë sistemin më të rrezikshëm. Ekspertët paralajmërojnë se incidentet do të shtohen nëse nuk ndërmerren masa të menjëhershme.

Së fundmi, përplasja e një helikopteri Black Hawk me një avion pasagjerësh mbi Washington DC dhe një aksident në Philadelphia që i mori jetën 7 personave ka rritur shqetësimin publik për sigurinë ajrore.

Ekspertët kërkojnë investime në teknologji, rritje të fondeve për Administratën Federale të Aviacionit (FAA) dhe më shumë staf të kualifikuar për të ruajtur standardet e sigurisë.

Latest

Newsletter

spot_img

Don't miss

spot_imgspot_img

S*ks, drogë dhe “party” me alkool. Të miturit në Tiranë shfrytëzojnë banesat ditore, gazetarja shokon me deklaratën: Mbas shkollës mbledhin lekët dhe shkojnë të..

Gjate programit Wake Up ne Top Channel, gazetarja e njohur, Juli Ristani ka folur rreth shthurjes se adoleshenteve ne Tirane. Ndiqni videon më poshtë..

Tronditet bota e Hollivudit! Aktori i madh gjendet i vdekur bashkë me gruan dhe qenin e tyre. Policia dyshon se…

Aktori amerikan fitues i çmimit Oscar, Gene Hackman, bashkëshortja e tij Betsy Arakawa dhe qeni i tyre janë gjetur të vdekur në shtëpinë e...

Dalin detaje nga vrasja e 30-vjeçares së huaj në Tiranë, policia dyshon se i fejuari i saj..

Detaje të reja mësohen nga vrasja e 30-vjeçares (shtetase e huaj) në Tiranë. Trupi i pajetë i saj u gjet rreth orës 12:55 në...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.