Flet babai i Lulzim Toçit që mbyti bashkëshorten në sy të dy fëmijëve: Djali merrte ilaçe, psikiatri më paralajmëroi…

Prindërit e Lulzim Toçi mbyti bashkëshorten në sy të dy fëmijëve të mitur, kanë treguar detaje që mund të hedhin dritë mbi ngjarjen.

Xhelal Toçi, babai i autorit, ka treguar për mediat se lajmin e ka marrë në 12 të natës nga gazetarët, ndërsa shpreh ngushëllimet për familjarët e nuses.

“Më mirë qeveria ta vrasë tim bir”, shprehet ai.

Ndërkohë që policia italiane ende nuk ka dalë me një komunikim zyrtar në lidhje me arsyen që e shtuan autorin të kryejë krimin, babai i tij, hedh dyshimin se gjithçka mund të ketë ndodhur nga ndërrimi i medikamenteve të cilat 30-vjeçari merrte për kurimin ndaj depresionit.

Ai u shpreh se djali i tij kurohej prej një viti, ndërsa është paralajmëruar nga mjeku që të mos ta linte të birin vetëm, pasi ekzistonte mundësia që të kryente diçka të rëndë.
Kujtojmë se në momentin që u gjet nga policia, autori shfaqej në gjendje konfuze.

“Lajmin e morëm vesh në 12 të natës nga gazetarët.
Çifti kishte ngatërresa, kishin konflikte por u pajtuan. Erdhi nga Italia dhe e mori.

Djali prej një viti ishte i sëmurë, pasi bëri divorcin me bashkëshorten merrte ilaçe për depresionin. E çova në Peshkopi dhe më pas në Tiranë. Doktori i Tiranës më tha mos e lini djalin vetëm sepse mund të bëjë diçka të madhe.
Kokrrat i kanë bërë dëm sepse ka ndërruar ilaçet.
I pinte çdo ditë ilaçe.
Jemi të frikësuar, policia na ka thënë mos dilni jashtë”, u shpreh ai.

- Advertisement -

Masakroi bashkëshorten dhe u hodh nga kati i dytë i banesës/ Dalin fotot e viktimave, ja cfarë postonte burri ne rrjetet sociale..

Një ngjarje e rëndë tronditi Greqinë mesditën e së mërkurës, kur një shqiptar masakroi me thikë bashkëshorten e tij në Selanik dhe më pas...

Rikthehet dimri, ja cfarë na pret 5 ditët në vijim sipas sinoptikanes: Nga e hëna do të ketë..

Sipas sinoptikanes Lajda Porja, ditën e premte dhe te shtune pritet rritje e ndjeshme e temperaturave ku maksimalet shkojne deri ne 27 grade celcius. Te...

E rëndë në Tiranë/ I ndaluari për vjedhje vetëvaret në qeli, hetimet zbulojnë detaje të dyshimta!

I ndaluari për vjedhje vetëvaret në qeli – AMP dhe Prokuroria nisin hetimet Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në bllokun e sigurisë në Tiranë,...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.