Flasin familjarët e Ervidit, ai ishte djalë i vetëm, motra që pret të martohet i prek të gjithë: Do rri me prindërit…!

451
0

Familjarë dhe të afërm të familjes Palaj ndjejnë një dhimbje të madhe për humbjene jetës të 29-vjeçarit Ervid Palaj. Daja i tij shprehet se është një ngjarje e rëndë ndërsa të afërm të tjerë thonë se janë të shokuar pas ndarjes nga jeta të 29-vjeçarit

“Është një ngjarje shumë e rëndë. Ervidi ishte një djalë shumë i mirë dhe ne ndjejmë shumë dhimbje”, thotë daja i viktimës.

“Jemi të shokuar nga çfarë ka ndodhur. Ervidi ishte një djalë i shkolluar dhe sillej mirë e të gjithë. Ishte djalë i vetëm. Motra e tij ka deklaruar se do qëndrojë me prindërit. Ajo ka dasmën me 15 gusht dhe nuk e di se çfarë do bëhet”, shprehet një i afërm.