Flasin familjarët e djalit: Ajo e tradhëtoi..

528
0

Sic u mësua nga policia ata kishin qenë të lidhur prej disa muajsh por Xhuljeta i kishte dhënë fund lidhjes vetëm pak kohë më parë. Mirëpo Xhaferi i cili më përpara kishte qenë i martuar dhe ishte dhe babai i një fëmije nuk e pranoi ndarjen dhe në gjendje të renduar psikologjike ka shkruar të takojë Xhuljetën që të rikthehen bashkë por ka marr refuzimin dhe kështu ka kryer aktin makabër.

Ditën e sotme familjarët e Xhaferit të tronditur nga kjo ngjarje kanë treguar për ‘Gazetën Shqiptare’ se 31-vjeçari ishte shumë i dashuruar pas Xhuljetes dhe për të braktisi gruan.

“Nuk e shpjegoj dot pse arriti deri në këtë pikë. E dija që e donte shumë vajzën. Nga dashuria madhe iu errën sytë. Braktisi gruan për vajzën që donte, dhe e reja e tradhtoi. Ende nuk e besoj që gjërat shkuan kështu. La jetim fëmijën 1 vjeç”, ka treguar vëllai i tij mes lotësh.

Ndër të tjera vëllai i tij është pyetur dhe se çdo të ndodh tashmë me djalin e tij 1 vjeçar për të cilin treguan se e rriste vetë Xhaferi pasi nusja e tij ishte kthyer tek prindërit.

“Djali jeton me ne, kur u divorcua më gruan, fëmijën e mbajti Xhaferri. Ish-gruaja u kthye te njerëzit e vet, dhe djalin ia la vëllait. Fëmijën do ta rrisim ne”,-u shpreh me dhimbje vëllai i 31-vjeçarit.

Gjithashtu për gazetën shqiptare kanë folur dhe disa nga banorët e lagjes së Xhaferit të cilët janë shprehur se ai ka qenë një djalë shumë i urtë që kurrë nuk ka pasur probleme, shikonte gjithmonë punën e tij.