Flamuri invalid rrëfen historinë e tij prekëse, si e refuzoi në mënyrë të pashpirt vajza që e ftoi për të dalë

1076
0

Që shoqëria shqiptare po shkon dita-ditës drejt degradimit dhe kjo është diçka e qartë në sytë e të gjithëve, atyre të cilëve preferojnë ose jo ta shohin.

Antivlerave dhe gjërave materiale u jepet gjithnjë prioritet, sidomos për shumicën e femrave ku djemtë e “këqij” dhe makinat luksoze janë mënyra e vetme për t’u ndjerë të rëndësishme në sytë e botës në rrjetet sociale.

Personat me aftësi të kufizuar fizike janë ndër më të paragjykuarit përsa i përket atyre vlerave që konsiderohen si të pranueshme për shoqërinë. Jeta për këta persona nuk është e lehtë padyshim…

Në redaksinë tonë e JOQ, ka mbërritur një rast sa i trishtë aq edhe afër realiteti shqiptar.

Flamuri është një djalë i ri, invalid i cili ka vendosur të rrëfejë historinë e tij me një vajzë të cilën e njohur nëpërmjet rrjeteve sociale dhe synonte të kishte qëllime serioze me të duke e njohur fillimisht.

Përgjigja e vajzës pas disa kohësh bisedë njohjeje është prekëse…

Flamuri rrëfen:

Përshëndetje “JOQ” dua t’ju tregoj historinë time sa të trishtë jo vetëm personalisht por edhe demoralizuese për shoqërinë ku jetojmë. Fatkeqësisht nuk është e vetmja vajze qe e ka bërë këtë sjellje ndaj meje! Në radhë të parë po i drejtohem fansave të faqes tuaj që më vjen keq për ata që mendojnë si kjo, pasi është çnjerëzore.

Mesazhet janë bisedat me vajzën, kur biseduam ia bëra të qartë që të takohemi e të njihemi, nëse do pëlqehemi me kalimin e kohës, pse jo diçka më shumë!! Ia bëra të qartë që unë nuk jam i interesuar për shoqe, siç dhe femrat na e bëjnë të qartë kur nuk duan diçka më shumë.
Reagimi i saj ishte tepër diskriminues duke më thënë që unë jam veç një invalid në sytë e saj dhe se meritoj lidhjen me asnjë vajzë, realisht më mërziti.

Kam folur vec me voice me te dhe me ka derguar dy foto, nuk e di kush eshte ne realitet, une nuk i propozova fare, i thashe me u taku sepse nuk besoj nga bota e internetit, theksoj qe me ka bere ftese vete.

Ajo nuk ka te drejten te refuzoje me ofendime, te me thoshte “JO” dhe kaq. Per te nuk isha njeri, por thjeshte nje invalid.
I dergova poezite qe do bej per librin tim, ndërsa ajo me paragjykoi qe gjasme dua t’i bej vajzat per vete me poezi, por sipas asaj une jam invalid e sduhet te kerkoj dashurine. Sepse une shkruaj, do botoj nje liber, thjeshte ia prezantova shkrimet nuk ia dedikova…
Tani le të gjykojë publiku, e di që disa do e mbështesin vajzën por unë do respektoj shumicën që do jenë me mua… sepse kush është njeri me mend nuk e mbështet injorancën, me respekt Flamuri 🙂”/ JOQ