Flamuri dhe Armonda në krizë. A ka shansë ribashkimi? Flet Armonda..

116
0

Disa javë më parë një prej çifteve më të njohura të rrjeteve sociale dolën me një njoftim publik.

Flamuri dhe Armonda bënë të ditur se do pauzojnë për arsye personale, zhvillim ky që ngriti dyshimet për një krizë të mundshme mes tyre.

Armonda s’ka vonuar shumë dhe është rikthyer në rrjete sociale, kësaj here e vetme.

Blogger-ja ka ‘pastruar’ profilin nga fotot e përbashkëta duke lënë vetëm veten.

Ajo i është rikthyer temës së lidhjes, e pyetur nga ndjekësit në rrjete sociale.

Dikur prej tyre ka dashur të dijë nëse ka shancë të ribashkimit.

“Nuk e di, shumë pyetje por pa përgjigje” – është shprehur ajo.

Armonda ka mohuar se rrjetet sociale janë arsyeja e krizës, teksa ka deklaruar se njeriu “mëson nga gabimet”.