Fitoi 1.1 milionë euro në lotari, por shkon më maskë për ti tërhequr që të mos e marri vesh fisi

1274
0

Një burrë nga Xhamajka, që fitoi 1.1 milion euro në një lotari, është paraqitur për t’i marrë paratë duke mbajtur venë një maskë nga Scream.

Sipas Distractify, fituesi, i cili e identifikoi veten si A. Campbell, vendosi që ta tërhiqte çmimin në mënyrë të fshehtë pasi nuk do që t’i ndaje paratë me të afërmit e “uritur” për para.

Campbell priti 54 ditë për të marrë çmimin e tij prej 1.1 milion eurosh nga Super Lotto-ja e vendit, pasi kishte fituar fillimisht në nëntor të vitit të shkuar.

Fotot virale nga ngjarja tregojnë se ai shtrëngon duart me drejtuesit e lotarisë pasi ka marrë çekun gjigant i maskuar nga këmba tek koka.

Fituesit e lotarisë në vendin e Karaibeve shpesh mbulohen me maska kur shkojnë të marrin paratë për shkak të niveleve të larta të krimit në vend. JOQ Albania