Filmat me te mire te 2014

1081
0

filmat 2014

Ky vit pati prurje shumë të mira kinematografike. Disa prej tyre ishin origjinalë, ndërsa shumë të tjerë përshtatje nga më të ndryshmet. Për më tepër, financimi i tyre kapi shifra të larta dhe aktorët duken shumë të kënaqur me pagesat që kanë marrë.

Filmat

“Selma”, një film me regjisore Ava DuVernay, flet për historinë e dr. Martin Luther King dhe betejën e tij për të fituar të drejta të barabarta për të gjithë qytetarët në vitin 1965. Një film i prodhuar në vitin 2014 që do të publikohet në janar të vitit 2015, me siguri do të fitojë shumë mbështetës, veçanërisht në këtë periudhë të trazuar të historisë amerikane të protestave për të drejtat e personave me ngjyrë dhe luftën ndaj pabarazisë.

“Boyhood” është një portret i ndershëm dhe emocionues i një djali që kalon nga fëmijëria në adoleshencë. Kjo, sepse Richard Linklater shpenzoi 12 vjet duke filmuar “Boyhood”, duke e kthyer këtë film në një arritje kinematografike. Filmi është një kapsulë kohe për audiencën. Nuk do të shfaqet më kurrë një film si ky, kaq origjinal dhe i shtrirë në kohë.

“The Grand Budapest Hotel”, një parodi e mrekullueshme që u luajt shumë bukur nga aktorët me përvojë si Ralph Fiennes, Birr Murray dhe Adrien Brody. Në vitin 1930, në një resort të njohur në Europë, shërben Gustave H., një punonjës që futet në telashe, për shkak të shërbimeve të veçanta që u ofron klienteve të moshuara.

“The Fault in Our Stars”, një film prekës që trajton historinë e dy adoleshentëve që përpiqen të pranojnë idenë e vdekjes nga kanceri dhe që shijojnë shoqërinë e njëri-tjetrit. Një dramë dhe romancë që përloti miliona fansat e filmit kudo nëpër botë, rezultoi një sukses i ri i Shailene Woodley. Bazuar në librin bestseller të John Green, filmi ofroi ngushëllim për sëmundjen më të keqe të momentit, me të cilën përballen shumë njerëz kudo që ndodhen.

“Chef”, një film i shkruar dhe i drejtuar nga ana regjisoriale prej Jan Favreau. Historia frymëzuese e një shefi kuzhine që ishte i vendosur të gatuante më të mirën sipas mënyrës së tij dhe që prej rrethanave i hyn një rruge të gjatë për të rifilluar karrierën. Në një udhëtim fantastik për të zbuluar një tjetër kuzhinier të mrekullueshëm brenda vetes, ai dhe djali i tij janë sinjifikim i marrëdhënieve të mira mes prindërve dhe fëmijëve, ku këta të parët përpiqen t’u mësojnë bijve të tyre një profesion që e duan me shpirt. Me një kast autorial, ku përfshihen: Scarlett Johansson, Sofia Vergara, Dustin Hoffman, John Leguizamo, Bobby Cannavale dhe Robert Downey Jr., filmi rezultoi shumë i suksesshëm.

“The Babadook” është një provë se zhanri i horrorit nuk ka mbaruar dhe ka shumë për t’u përcjellë shikuesve të pasionuar pas filmave të frikshëm. Një film që të mban mbërthyer për 93 minuta në një makth dhe histori terrori, të cilës nuk i mungon adrenalina.

“Guardians of the Galaxy”, një film fantastikoshkencor nga Diznej me një kast të mrekullueshëm aktorësh, si Chris Pratt, Bradley Cooper dhe Vin Diesel, ai është një version komik dhe i zbutur i serive “Star Wars”.

“Beyond the Lights” është një film romancë shumë i dashur për audiencën dhe për ata që kërkojnë të shohin magjinë e filmave të vjetër naivë rreth dashurisë së paprekur dhe të pacenuar nga stili modern i jetesës.

“Love is Strange”. Ira Sachs e ka provuar veten me një seri filmash, por ky i fundit është historia më delikate e dashurisë e pasqyruar në filmat e këtyre viteve. Pas 39 vitesh së bashku, dy meshkuj më në fund janë në gjendje të martohen me njëri-tjetrin. Shumë të mbështetur nga familjet e tyre për martesën, kur e gjejnë veten pa një strehë mbi kokë, ata fillojnë të kuptojnë kokëçarjet e një jete në varësi të të tjerëve, por e gjitha kjo me nota të holla humori.

“Gone Girl”. Ndonëse ka kaluar disa kohë nga “The Curious Case of Benjamin Button”, David Fincher vendosi të bëhet regjisori i preferuar i librave që të gjithë lexojnë në një aeroplan. Një roman bestseller i Gillian Flynn, “Gone Girl” është kthyer në komedinë e zezë kinematografike më të preferuar të këtij viti. Një lojë e shkëlqyer e Ben Affleck, që luan rolin e një bashkëshorti të dyshuar për vrasjen e gruas së tij, e cila, pasi ka zbuluar se ky e tradhton, inskenon vdekjen e saj që të duket si vrasje nga Affleck dhe vetë merr arratinë. Ngjarjet kanë një rrjedhë interesante që të tërheq dhe të bën për vete.

I. D.

*Burimi: Huffington Post