“Fillon nga pasditja e sotme”. Sinoptikania sapo na e njoftoi, merrni masat

1348
0

Sinoptikania Lajda Porja ka njoftuar se nga pasditja e sotme nisin erëra të forta. Po ashtu Porja tha se i nxehti që ka pushtuar vendin tonë do të vijojë deri ditën e mërkurë ndërsa më pas priten reshje shiu, kryesisht në zonat malore.

“Shqipëria është krejtësisht në periferi të valës së të nxehtit, megjithatë është e ndjeshme. Ka pasur që ditën e djeshme një rritje temperaturash, deri në 38 gradë. Parashikohet që sot, nesër e deri të mërkurën, moti të jetë i nxehtë, duke bërë që të kemi temperatura të larta në gjithë zonat e ulëta. Temperatura të larta priten në Elbasan, Berat e zona të caktuara, si Ura Vajgurore, Gjirokastër, ku do të kemi sërish deri në 40 gradë ose edhe më lart.

Pritet që temperaturat e larta të na shoqërojnë në 15 ditëshin e parë të gushtit, ku vlerat do të jenë nga 36 deri në 39 gradë, ndërsa mbi 40 do të jenë vetëm në zona të caktuara. Dita e mërkurë pritet të sjellë rrebeshe shiu, që do të freskojë pak motin. Ditën e enjte do të kemi shi edhe në zonat jugore. Problematike këtë javë do të jetë edhe era. Që nga dita e sotme, në pjesën e dytë të ditës, e deri të premten, do të kemi forcimi të erës”, tha sinoptikania Porja.