Filloi punën në shembjen e një shtëpie, por zbuloi një `thesar` që vlente miliona!

922
0

Stephen Malton është një person i rregullt puna e te cilit eshte te prishu ndertesat. Ai mori një kontratë për të prishur një shtëpi që dikur i përkiste një artisti viktorian Arthur Bell.

Ai pa se prapa njerit prej mureve me tulla ishin fshehur disa pllaka te vlefshme hollandeze dhe Malton ishte me fat që i zbuloi ato.

Pllakat e rralla ishin jashtëzakonisht të ruajtura mirë pasi ishin fshehur prapa një shtrese të tullave.

Kishte gjithsej 256 pllaka.Disa prej tyre mund të shkonin deri në £ 1,000 në qoftë se ata do të ishin në ankand. Këto pllaka blu dhe të bardha janë bërë nga artistë të qytetit holandez të Delftit.

Stephen Malton goditi thesarin ndërsa shkatërroi shtëpinë e artistit viktorian Arthur George Bell

Vendi i fshehte i pllakave u shkatërrua gati nga një ekskavator kur udhëheqësi i Malton-it i vuri re pas murit. Ai pastaj ndali operacionin dhe thirri Maltonin për të inspektuar muret me tulla. Para se të merrej me Malton-in, ai ishte i vetëdijshëm se kishte zëra që flisnin per thesare të fshehura brenda shtëpisë.

Këto pllaka janë shumë të çmuara pasi njihen si marka më e mirë e prodhuesve të porcelanit nga ajo epokë.

Arthur Bell e quajti shtëpinë e tij Rastgarth dhe fjalet se kishte një thesar të fshehur brenda saj kishin qarkulluar për dekada të tëra. Malton dhe ekipi i tij nuk mendonin se do të gjenin ndonjë gjë me vlerë.

Ekipi i Maltonit zbuloi një total prej 256 copësh, të cilat mund të shkonin deri në 50,000 paund në ankand.

Malton, i cili zotëron Pro Dem Demolition, ka një klauzolë në kontratat e tij që siguron se ai ka të drejtë të mbajë gjithçka që gjen gjatë kryerjes së detyrës së rrenimit të strukturave. Ai kujton: “Ka pasur zëra që shtëpia e madhe e Arthur Bell përmbante disa pllaka shumë të vlefshme, por askush nuk i gjeti ato”.

Ai nuk mendonte se do të gjenin ndonjë gje me vlerë, ndërsa shkatërronte Rasgarth

“Kur filluam ta rrezonim atë mur, udhëheqësi im bërtiti qe te ndalemi sepse ai kishte parë diçka. Nëpërmjet një vrime në mur, pamë pllakat – nuk mund ta besoja. Rezultoi se muri ishte i rremë. ”

Pllakat e porcelanit Delft konsiderohen si një nga tre prodhuesit më të mirë të porcelanit në botë, që do të thotë se këto pllaka të vjetra mund të marrin shuma të mëdha në ankand.

/©10gjera.com