Fevziut i ndodh e papritura, i drejtohet live publikut: Po nuk u morët ju me hallet tuaja, mos prisni pastaj…

7
0

Gazetari Blendi Fevziu, u ka kthyer një përgjigje qytetarëve të cilët shpesh herë kërkojnë që në emision të trajtohen tematika të problemeve të tyre, njëra prej të cilave është rritja e çmimit të naftës dhe produkteve të tjera.

Por kjo gjë i ka ulur audiencën. Këtë e ka bërë me dije ditën e djeshme live në emision kur po diskutohej për çmimet e larta ndërsa audienca ishte 60% më e ulët se mesatarja në përgjithësi.

“Kam non-stop njerëz që më shkruajnë në Instagram, në Facebook, në SMS që pse nuk merreni me hallet, problemet? Pse nuk merreni me çmimin e karburanteve, pse nuk merreni me çmimet e ushqimeve? Tani po ju them, disa ju kam dhënë përgjigje, po sot dua ta verifikoj:

Sot audienca e emisionit Opinion është 60% më e ulët se mesatarja e saj. Është 60% më e ulët se mesatarja e saj. Edhe e djeshmja që kishte po ashtu ndeshje. Ju kam thënë vazhdimisht që po nuk u morët ju me hallet tuaja, mos kërkoni pastaj që… Është e pashembullt”, u shpreh Blendi Fevziu.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.