Festuan duke bërë shqiponjën, FIFA jep lajmin e keq për Xhakën dhe Shaqirin

Si Xhaka ashtu dhe Shaqiri në shënimin e golit ndaj Serbisë festuan duke bërë shqiponjën. Por pasi i siguruan Zvicrës tri pikët, për lojtarët ka ardhur një lajm i keq nga FIFA. Organizata e futbollit botëror ka hapur hetim për dy lojtarët.

Të dy lojtarët janë me prejardhje shqiptare, apo më saktë nga Kosova, ku një goditje serbe ndaj popullatës shqiptare përfundoi vetëm me ndërhyrjen ushtarake të NATO-s në 1999, raporton BBC. Këta dy futbollistë shënuan pikërisht ndaj ‘armiqve’ të tyre dhe festuan duke bërë shqiponjën, simbolin e vendosur në flamurin shqiptar. Të dy lojtarët pas festave të tyre u fishkëllyen dhe u shanë në kor nga tifozët e Serbisë.

Në një deklaratë, FIFA ka thënë se komiteti i tyre disiplinor ka hapur tashmë procedime kundër Xhakës dhe Shaqirit. “Në lidhje me të njëjtën ndeshje, janë hapur procedurat disiplinore kundër Federatës Serbe për turbullim të turmave dhe shfaqjen e mesazheve politike dhe fyese nga tifozët serbë”. “Për më tepër, është hapur një hetim paraprak kundër trajnerit të ekipit kombëtar serb, Mladen Krstajic, për deklaratat e dyshuara të bëra pas ndeshjes së përmendur”, thuhet në njoftimin e FIFA-s.

- Advertisement -

Kupës së Botës 2026, kalendari me datat e ndeshjeve! Ja kur luan Shqipëria me Serbinë

U hodh sot në Zyrih të Zvicrës shorti i kualifikueseve për Kupën e Botës 2026. Shhorti i vuri kuqezinjtë e Shqipërisë në grupin K,...

Hidhet shorti i Euro 2024, ja Grupi me ke do te luaj Shqiperia ne Evropianin 2024

Diten e sotme ne oren 18:00 u hodh shorti per Euro2024 Shqiperia ndodhet ne grupin B dhe do te luaje me Italine, Spanjen dhe Kroacine Me...

Shqipëria vendos një rekord në historinë e futbollit

Kombëtarja e mbylli si e para si asnjëherë tjetër në grupin kualifikues të Euro 2024 dhe me një rekord pikësh, 15, po aq sa...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.