Festa e marokenëve kudo ndodhen/ Sherr me thika në Itali, në Paris policia përplaset me tifozet (VIDEO)

290
0

Maroku arriti një kualifikim historik përballë Portugalisë teksa për herë të parë, një kombëtare afrikanë shkon në fazën gjysëm-finale të Kupës së Botës. Më 14 dhjetor do të përplasen me kampionen në fuqi Francën për të gjetur finalisten e Botërorit.

Festa e marokenëve është e madhe, ata kanë marrë rrugët kudo ndodhen dhe prej orësh vazhdojnë grumbullimet e tubimet me qindra e mijëra vetë. Festimet kanë kaluar kufirin në Itali e Francë teksa përplasjet kanë qenë me pasoja të rënda.

Në Milano, një burrë 30-vjeçar është goditur me thikë gjatë festimeve. Investigimet vazhdojnë akoma për zbardhjen e ngjarjes por bëhet e ditur se 30-vjeçari afrikano-verior është goditur në qafë nga një burrë tjetër europiano-lindor dhe është transfportuar më urgjencë në spital. Ndërkohë në Paris, policia është përplasur me turmën marokene në qendër të qytetit.