Fermeri përjashton fëmijët e tij nga testamenti dhe ia lë të gjitha qenit: “Ai kurrë nuk më ka zhgënjyer, fëmijët po”

391
0

Pas ndarjes nga jeta të 50-vjeçarit, qeni i tij do të bëhet pronari i plotë i katër hektarëve tokë në rrethin Chhindwara, në shtetin indian të Madhya Pradesh.

Kur burri të nderroje jete, Jacky do të bëhet një pronar i plotë i tokës. 50-vjeçari zotëron mbi tetë hektarë tokë, gjysma e të cilave do t’i shkojë shokut të tij me katër këmbë.

Fermeri kishte tre vajza dhe një djalë nga gruaja e tij e parë dhe dy vajza nga e dyta, por asnjëra nuk u përmend në testament. “Ata më zhgënjyen – shpjegoi ai.. Ata kurrë nuk u kujdesën me të vërtetë. Nëse ata me të vërtetë duan një pjesë të trashëgimisë sime, ata do të duhet të kujdesen për Jacky”.