Fermeri nga Lushnja mbjell domate dhe përgatitet ta shesë, por vë duart në kokë nga ajo që sheh

4792
0

Që nuk dimë cfarë po hamë, kjo as diskutohet. Por se sa dëm ato na sjellin, këtë nuk jemi në gjendje ta masim.

Një fermer nga fshati Dushk i Lushnjes, i cili me familjen punon prej vitesh në sera për kultivimin e domates, ka hasur në një shqetësim, që i ka kushtuar miliona lekë dëme. Domatja që ai priste për ta hedhur në treg dhe për të marrë frytet e punës, i ka dalë e deformuar. Ai thotë se ky prodhim është jashtë standardit dhe se faji është i farës. Edhe pse ai është i regjistruar dhe ka NIPT askush nuk e merr përgjegjësinë se i kujt është faji.

Rolandi thotë se i kanë dalë me probleme vetëm domatet që ka marrë farën në një agronom në Lushnje. Sipas tij, problemi është vetëm me këtë farë që ka marrë te farmacia e agronomit Anastas Qorri. “Po i hedh në kanal mijëra ton domate. Nuk kanë treg. E kam takuar dhe s’më ka dhënë zgjidhje. Bëji analizat më thotë. I ka bërë vetë dhe mua nuk mi jep” thotë ai.

Pas ankesës, qytetari shkon të takojë agronomin, i cili i thotë që “të bëjë analizat”. Më tej i pohon se ai dhe firma i kanë bërë analizat dhe ka dalë që nuk është problem i farës, por është mungesë shërbimesh. Madje, i lexon e-mailin dhe i thotë qytetarit se i ka ardhur fleta nga laboratori dhe pretendon mungesë të shërbimesh, madje njëherë e ngopur me ujë njëherë e pangopur nga uji.

Qytetari i thotë je mirë, se më parë i ka thënë mos i jep ujë shumë se e ka nga uji. Agronomi i thotë se nga analizat doli që fara s’ka asnjë gjë.

“Neve kemi për detyrë të shpërblejmë nëse del që është faji i farës. Bëji analizat dhe nëse institucioni në Durrës thotë që është faji i farës, dhe të gjitha shpenzimet dhe detyrimet e munguara do merren 100 %” i thotë agronomi.