Fenomeni i rrallë po shfaqet në vendin tone tek personat pas infektimit me Covid, ja ç’po ndodh

1205
0

Ri-infektimet me koronavirus konsiderohen raste të rralla në të gjithë botën. Holanda dyshohet për 50 raste, Brazili 95, Suedia 150, Meksika 285 dhe Katari 243 raste ri-infektimesh. Dyshime për persona të ri-infektuar me COVID -19  ka edhe në Shqipëri.

“Kemi dyshuar për 3, maksimumi 4 raste ri-infektimi. Por ndoshta këto nuk janë ri-infektime, por riaktivizim. Domethënë personi sëmuret, ndoshta ndonjë vatër ka mbetur në mushkëri dhe në një moment të caktuar ajo riaktivizohet. Ajo paraqitet me simptoma të lehta pak temperaturë, kollë, del tamponi pozitiv, dhe shumë shpejt, pra për 2 -3 ditë del negative”.

Ndërkohë heqja e ritestimit për negativizim ka rritur numrin e testimeve për personat që paraqesin shenja klinike. Ritestimi kryhet vetëm për disa kategori siç janë mjekët apo mësuesit, ndërsa pacientët e tjerë vlerësohen nga mjeku i familjes pas 10 apo 14 ditësh.