Fenomeni i hajdutëve shqiptarë/ Arrestohen tre shqiptarë në Itali

363
0

Mëngjesin e së premtes janë arrestuar tre shqiptarë në Tirolin e Jugut të Italisë. Tre shqiptarët akuzohen për disa vjedhje të kryera në vend.

Prokuroria publike Bolzanos lëshoi një urdhër –arresti për rastin, ku nga ky urdhër u arrestuan dhe tre shqiptarët.

Tiroli i Jugut ishte përfshirë në shumë raste të vjedhjeve dhe oficerët e zbatimit të ligjit filluan një hetim në shkurt të 2024 në lidhje me rastet. Forcat e policisë kanë mundur të indentifikojnë personat dhe lëvizjet e tyre duke bërë kështu t’i monitorojnë në mënyrë që të arrestohen.

Pesë vjedhje mes tyre një grabitje e rëndë në Brunico në 18 prill të këtij viti janë dokumentuar gjatë hetimeve të kryera.

Ky grup kriminal i përbërë nga shqiptarë ishtë i specializuar pëe vjedhjet e banesave në orët e vona të natës. Ata gjithashtu perdornin makina me qera për të kryer vjedhjet në Tirolin e Jugut.

Duke kryer veprimet e shpejta për arrestimin e grupit janë parandaluar edhe shumë krime të tjera të cilat ishin në plan të zbatoheshin nga shqiptarët.

Një nga mjetet të cilat ndihmuan më së shumti në kapjen e autorëve ishin kamerat e sigurisë. Si rezultat i tyre oficerët dokumentuan aktivitetet e shqiptarëve dhe bënë të mundur edhe arrestimin e tyre Brenda shumë pak muajsh.