Fenomeni i çuditshëm/ Habiten italianet, gjejnë në bregdet shishe me turshitë shqiptare

200
0

Në bregdetin e Pulias gjen shpesh shishe plastike plot me perime të të gjitha llojeve, por edhe ullinj dhe lajthi, shkruan faqja italiane Archeoplastica.

Përgjigja e këtyre gjetjeve lidhet me përdorimin shqiptar të ruajtjes së perimeve brenda shisheve plastike, së bashku me ujë dhe kripë për t’i ngrënë gjatë vitit.

Mallrat e pashitura, apo të konfiskuara, hidhen nga shitësit e ambulantë si shumë mbetje të tjera, dhe më pas përfundojnë në det, thekson kjo faqe.

“Në këtë pikë, pas shisheve shqiptare, shpresojmë një grup shkëmbimi kulturor transadriatik me temën e plastikës. Me siguri gjatë stuhive, në brigjet shqiptare do të vijë shumë material nga Italia, si dhe nga ato kroate dhe greke. Ndërkohë, na tregoni nëse edhe ju, në dimër, gjeni në plazhet e Adriatikut këto lloj shishesh plot me perime.” – shkruan faqja italiane.  

Aktualisht prezenca e tyre është konfirmuar nga Bari në Lecce të krahut të Adriatikut.