Fenomen i rrallë/ Topa të zinj dalin në breg të detit, mbyllen plazhet, paralajmërimi i autoriteteve: Mos i prekni, do të..

Fakti që topat e zinj dolën nga deti ka shkaktuar mister në Australi.

Clovelly Beach dhe skaji verior i Maroubra u mbyllën të enjten pasi Këshilli Randwick më parë mbylli plazhet e Gordon’s Bay dhe Coogee. Njerëzit janë paralajmëruar që të mos i prekin këto objekte apo t’u afrohen atyre, shkruan Guardian.

Plazhet Bondi, Tamarama dhe Bronte gjithashtu u mbyllën me “kujdes shtesë”, tha në një deklaratë Këshilli fqinj i Waverley.

Këshilli i Qytetit të Randwick tha të mërkurën mbrëma se rezultatet paraprake të provës treguan se sferat janë “topa të katranit” të formuar kur nafta bie në kontakt me mbeturinat dhe ujin, zakonisht nga derdhjet e naftës. Një inspektim komunal zbuloi se mbeturinat ishin të kontaminuara me hidrokarbure, përbërësi kryesor i produkteve të naftës.

Stafi i qytetit në ski jet vuri re një derdhje të dyshuar nafte në det të mërkurën në mëngjes, tha kryetari i bashkisë së Radwick, Dylan Parker. Megjithatë, Autoriteti i Porteve të Uellsit të Ri Jugor tha se nuk kishte raporte për derdhje nafte nga anijet, vëren The Guardian.

Katër plazhe në Randwick janë mbyllur deri në një njoftim të dytë.

- Advertisement -

E rëndë në Tiranë/ I ndaluari për vjedhje vetëvaret në qeli, hetimet zbulojnë detaje të dyshimta!

I ndaluari për vjedhje vetëvaret në qeli – AMP dhe Prokuroria nisin hetimet Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në bllokun e sigurisë në Tiranë,...

TRONDITËSE! Përdori drogë për të arritur kënaqësinë seksuale, ZBULOHET pse vdiq ish-kryetari i bashkisë

Les Winwood, 67 vjeç, ish-kryetar i Bashkisë së Bridgnorth, Shropshire, ka vdekur nga mbytja në një apartament në Bilston, Wolverhampton, më 17 korrik 2022. Një...

Apeli i GJKKO: Jepet VENDIMI për Erion Veliajn!

Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi masat e sigurisë për disa individë të përfshirë në hetime, duke përfshirë masën e arrestit...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.