Fëmijët qajnë nga uria! Edukatorja tregon ç’ndodh në çerdhet me menunë e re

717
0

Ka shkaktuar një debat shumë të madh në rrjete sociale, debat i pasqyruar edhe në media në lidhje me dietën ushqimore të fëmijëve në cerdhe që është ndryshuar nga dietologia e njohur Blerina Bombaj.

Një edukatore e cila ka vendosur të qëndrojë anonim për të mos i krijuar veteës probleme me vendin e punës, ka sqaruar disa informacione bazike sesi po ecën kjo menu e re në cerdhe shkruan hashtag.al.

Infot që jep edukatorja që ushqen fëmijët në kopshtin publik:

“Asnje prind nuk do keq shqyerjen e fëmijëve të tij! Çdo prind do më të mirën për dritën e syve, që është fëmija. Të cilët ja besojnë çerdheve dhe kopshteve që nga ora 6:30-17:30 që do të thotë plot 11 orë.

Vaktet që serviren në çerdhet dhe kopshtet e Tiranës nuk janë ato që serviren në media dhe rrjete sociale!

Ndërsa këtu ka një javë e gjysmë që bëhet eksperiment me mbi 10804 fëmijë. Të cilëve u është ndryshuar në mënyrë brutale mënyra e të ushqyerit! Me fëmijët nuk bëhet eksperiment! Nuk janë kavie laboratori fëmijët tanë! Femijët nuk janë si të rriturit që po jua ndryshove ushqimin njëlloj do të hanë edhe të nesërmen!

Përcjellim çdo ditë një pjesë të fëmijëve të uritur për në shtëpi! Të cilët qajnë nga uria se nuk fusin në gojë asnjë nga ushqimet e menusë së re!

Fëmijët që deri para një javë kishin racionin e supës (me mish dhe të gjitha zarzavatet e stinës) dhe purenë, sot është zëvendësuar me një garuzhde supe (thjerrza ose bizele) dhe dy fije sallatë!

Janë përgjysmuar kaloritë dhe një pjesë e gramaturave të asortimenteve të të gjitha ushqimeve!

Edhe sikur fëmija t’i hajë të gjitha asortimentet gjë që nuk ndodh, përsëri ka uri!Fëmijët kërkojnë prapë ushqim dhe nuk kemi se çfarë t’u ofrojmë!

Nuk po futem më ne detaje por po marr vetëm një shembull: Fëmijës i jepet më shumë Limon 50 gr se sa Buke 30 gr! Nga një çerdhe me rreth 100 fëmijë 40 fëmijë nuk e kanë prekur tërshërën! Që do të thotë 40% e fëmijëve janë pa ngrënë mëngjesin!

Fëmijët në çerdhet tona akoma vuajnë nga distrofia (që do të thotë poshtë peshës normale)!

Ndërkohë që kjo lloj menyje do të çojë më tepër në theksimin e distrofisë! Për ta ilustruar po ju çoj ca foto pasi ato flasin qartë se sa shëndetshëm dhe sa është sasia që ju serviret fëmijëve tanë!” http://www.albeu.com/kryetitull/femijet-qajne-nga-uria-edukatorja-tregon-cndodh-ne-cerdhet-me-menune-e-re-foto-lajm/376371/