Fëmijët nxjerrin jashtë shtëpisë prindërit, të moshuarit përlotin me fjalët (VIDEO)

572
0

Një rast shumë i dhimbshëm ka ndodhur në Korcë, ku si pa të keq, fëmijët kanë nxjerrë prindërit e tyre nga shtëpia, duke i lënë si njeri pa njeri në mes të katër rrugëve.

Të moshuarit janë braktisur pa pikë dhembshurie duke mbetur të pashpresë prej të paktën dy ditësh.

Të pyetur nga qytetari që ka filmuar videon se kush i nxori jashtë dhe ku po shkojnë, i moshuari shprehet:

Në fillim djali, pastaj çupa. Po ja të shohim për ndonjë pemë, rrimë poshtë saj, pse ku të vemi.”

Më tej zotëria i moshuar shprehet:

Kemi dy ditë që endemi rrugëve dhe as policia nuk na bën derman, i kam njoftuar por asgjë.”

Qytetari: Po me se ushqehesh?

I moshuari: Me lekët e pensionit.

Qytetari: Po pse nuk shkoni në shtëpi?

I moshuari: Po s’kemi shtëpi fare, na kanë nxjerrë edhe djali edhe çupa, të dy. Bashkia na tha se do na strehonte sot, por hiç asigjë.

Qytetari: Po dje ku fjetët?

I moshuari: Atje në hotel. Na dhanë nga 4-5 veta nga 1 mijë lekë, 2 mijë lekë dhe bëmë 10 mijë lekë. Por sonte jemi në krizë fare shkruan JOQ.

Qytetari: Po sot?

I moshuari nis të qajë dhe nuk përmban dot lotët dhe e shoqja i thotë “Mjaft qave!”, si për ta ngushëlluar, por asgjë muk mund t’i ngushëllojë dy prindër që u është thyer zemra nga bijtë e tyre.