“Fëmijët e politikanëve që studiojnë jashtë me lekët tona”, por ish-deputeti i PS bën një gafë gjatë denoncimit

1022
0

Ish-deputeti i PS, i njohur ndryshe si “kaubojsi”, Eduart Ndocaj ka publikuar pak minuta më parë listën e politikanëve , fëmijët e të cilëve studiojnë jashtë në universitete të shtrenjta.

Mes emrave që rendit është edhe Eglantina Gjermeni, të cilën Ndocaj e njeh ende për ministre të Turizmit.

Le t’i kujtojmë ish-deputetit se Gjermeni nuk vazhdon më të jetë një ministre, por aktualisht është pjesë e PS vetëm si deputete.

Veç Gjermenit, Ndocaj rendit edhe Mimi Kodhelin, Ilir Beqajn, Mirela Kumbaron, Lindita Nikolla etj si politikanët, fëmijët e të cilëve studiojnë në universitetet e huaja, me para sipas tij të marra nga “xhepat” e shqiptarëve.

POSTIMI I PLOTË:

FEMIET E POLITIKANËVE QË STUDJOJNË JASHT ME LEKËT TONA .

Shkollat pa drita pa ngrohje dhe permbyten saher bjen shi.
Por Ja si fëmijët e ministrave që studiojnë jashtë me leket e tona,

Ndersa krye hajdudi presidenti hajnMeta bashk me mbesen e Negjmie Hoxhes hajduden Monika Kryemadhja fëmit e tyre me leket tona studjojn në Londer .

nmNjëri është Mikeli, djali i Mimi Kodhelit, ish ministres së Mbrojtjes, që ndjek studimet dhe jeton në Firence të Italisë.

Eriku, djali i ministres së Turizmit, Eglantina Gjermeni, jeton dhe studion në Londër.

Deborah, vajza e vetme e ish ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqja, jeton dhe studion në Utrecht të Holandës.

Kurse Sara, vajza e ministres së Kulturës, Mirela Kumbaro, jeton dhe studion në Menton të Francës.

Livia, vajza e Lindita Nikollës, ministre e Arsimit, jeton në Barcelonë të Spanjës.

Klajdi, djali i Edmond Panaritit, ish ministër i Bujqësisë, jeton dhe studion në Milano të Italisë.

Ndërkohë vajza e Nasip Naços, ish ministrit të Drejtësisë, Betina, studion në universitetin e Nju Jorkut në Tiranë.

Vajza e Arben Ahmetajt, Livia, studion në një shkollë private turke në Tiranë.

Edhe vajza e Edmond Haxhinastos, Eliza, studion në Tiranë.

Eduart Ndocaj