Qyteti i Durrësit është në ditët e tij më të vështira. Shpallja e shumë prej banesave të pabanuara dhe pas goditjet e tërmetit që vazhdojnë, i ka trem bur njerëzit.
Kjo gjë ka bërë që të largohen nga qyteti por të shumtë janë ata të cilët nuk kanë pasur mundësi të lëvizin dhe janë në mjerim.
Në qiell të hapur dhe me sytë nga çdo ndihmë e mundëshme, ata janë në mëshirë të fatit.
Dhe fotot e publikuara nga LSA e tregojnë më së miri këtë situatë kaq të vështirë të banorëve në Durrës.
Radhë të gjata me njerëz, fëmijë, gra, burra që rrinë me duart e zgjatura për të marrë bukë dhe ujë.
LSA bën me dije se banorët e pastrehë janë duke marrë ushqime të ofruara nga grupet vullnetare nga Peja e Kosovës në shkollën Leonik Tomeo në Durrës.