Fëmija “tërbohet” në avion, ulërima në 8 orë fluturim, Pasagjeri i nervozuar poston videon dhe krijon polemika..

855
0

Një pasagjer i nervozuar ka postuar një video duke treguar sipas tij fluturimin e tmerrshëm të tij me avion, ku një fëmijë qanë dhe bërtet gjatë të gjithë udhëtimit.

Fëmija jashtë kontrollit mund të shihet duke u ngjitur në majë të ulëseve, dhe duke ulëritur ndërkohë që avioni ende nuk ishte nisur.

Djali u kthye në tmerr për udhëtarët pasi gjatë 8 orëve fluturim, nga Gjermania në New Jersey SHBA, nuk pushoi së qari percjell shqiptari.net.

Videoja u ngarkua në YouTube nga Shane Townley, të cilën e përshkruan “britmat e vogëlushit përgjatë 8 orëve fluturim”.

Në një moment fëmija fillon t’i bjerë edhe tavanit të avionit.

Video ka pasur reagime te shumta nga shikuesit ne rrjetet sociale duke i hedhur akuza te ndryshme pasagjerit si mos ruajtja e privatesise e te miturit apo mos justifikimi si pasoje e ndonje semundjeje apo shqetesimi që mund te kete pasur femija..