Një djalë i vogël u nis me iniciativën e mirë për të qetësuar vëllain e tij akoma më të vogël, por nuk i shkoi dhe aq mirë.
Në një video, e cila është bërë virale në rrjetet sociale, duket një fëmijë që gjen zgjidhjen e gabuar për të qetësuar vëllain që ndodhej në një karrocë.
Fëmija nuk pushonte së qari, kështu që vallai i madh u çua nga divani ku po rrinte më babain e tij, mori një top basketbolli dhe ia hodhi në fytyrë.
Aty ndërhyn menjëherë babai i djemve dhe i merr që të dy në prehër.
Bashkë me videon, babai i vëllezërve shkruante:
‘Djali im i madh u mundua të pushonte së qari djalin tim të vogël. Nuk eci dhe aq mirë.’