Skip to content

Fëmija iu sulmua barbarisht nga një bashkëmoshatar, policia e arreston nënën e fëmijës

    Një 29-vjeçare, e identifikuar me inicialet S. K., është proceduar penalisht nga Policia e Tiranës, pasi dyshohet se ka kanosur një prej pronarëve të një kopshti privat, që frekuenton edhe fëmija i saj.

    Sipas informacioneve paraprake, konflikti nisi pas një incidenti në ambientet e kopshtit, ku fëmija i 29-vjeçares është gërvishtur nga një tjetër fëmijë. S. K. ka pretenduar se stafi i institucionit nuk e ka njoftuar për ngjarjen dhe për këtë arsye, ka shfaqur sjellje të dhunshme ndaj njërit prej bashkëpronarëve të kopshtit dhe bashkëshortes së tij. Ajo gjithashtu akuzohet se i ka dëmtuar celularin këtij shtetasi gjatë përplasjes.

    Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe është duke verifikuar përgjegjësinë e stafit të kopshtit për mosnjoftimin e prindërve, sipas pretendimeve të 29-vjeçares. Ndaj saj rëndojnë akuzat për kanosje dhe dëmtim prone.