Një 10-vjeçar u detyrua të ndërrojë bluzen e tij para fluturimit sepse kishte të printuar një gjarpër me të.
Ngjarja ndodhi më 17 dhjetori gjatë një udhëtimi familjar nga Zelanda e Re për në Afrikën e Jugut.
Prindërit e Steve Lucas thanë se oficerët e sigurisë tek aeroporti i Johannesburg i thanë që lojërat me gjarpërinj dhe rrobat e printuara me zvarranikun nuk lejohen në bord.
Arsyeja ishte se në përcaktimin e tyre mund të dëmtonte pasagjerët ose ekuipazhin duke shkaktuar ankth, thanë mediat lokale.
Nëna i tha djalit që ta kthejë bluzën e zezë nga ana tjetër, për të shmangur ndonjë dramë të mëtejshme.