Femija 2 vjecar humb shikimin pas e puthi një i afërm, nëna i bën apel prindërve: Bëni kujdes..

Vogëlushi përballet me humbjen e shikimit pasi u puth nga dikush me herpes.

Një nënë e lënduar u ka kërkuar prindërve, që të ndalojnë të afërmit dhe miqtë që të puthin foshnjat e tyre – pasi vogëlushi i saj humbi shikimin në syrin e majtë.

Dy vjeçari Juwan humbi shikimin në sy, pas një puthje nga një i afërm që i transferoi virusin herpes në zverkun e syrit. Flluska çoi në një vrimë 4 mm që u formua në kornenë e tij.

Kjo plagë e hapur çoi në një numër infeksionesh të mëvonshme dhe, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, dëmi ishte shumë i rëndë dhe ai humbi shikimin.

Tani, familja e tij po flet për të ndihmuar të tjerët të shmangin të njëjtin fat, ndërsa përgatiten për një operacion kompleks në një përpjekje për të shpëtuar shikimin e vogëlushit.

Kalvari i Juwan filloi në gusht të vitit të kaluar, kur djali i atëherë 16-muajsh shfaqi probleme me syrin, ndësa prindërit menduan se ishte infeksion. Ata kërkuan ndihmë nga mjeku i tyre i përgjithshëm, i cili u dha antibiotikë dhe ikën në shtëpi.

Por nëna e Juwanit, Michelle Saaiman, e cila është nga Namibia, shprehet se e kuptonte që ishte diçka më serioze.

“Dy ditë më vonë, vumë re se diçka nuk shkonte seriozisht me syrin. Dukej sikur diçka po rritej brenda syrit të tij”, ka shkruar ajo në Facebook.

“Është përvoja më traumatike të shikosh fëmijën tënd dhe të shohësh fjalë për fjalë një plagë të hapur 4 mm në syrin e tij.”

Testet dhe ekzaminimet përfundimisht zbuluan se Juwan kishte zhvilluar një herpes, të shkaktuar nga virusi herpes simplex, në syrin e tij.

Duke qenë se prindërit e tij ishin negativë për virusin, mjekët teorizuan se dikush me herpes, pa e ditur ia kaloi virusin vogëlushit nëpërmjet një puthjeje.

Zonja Saaiman tha: “Virusi herpes, ka shumë të ngjarë,  është transferuar vetëm nga dikush që kishte një herpes aktiv, duke e puthur fëmijën tonë afër syrit, ose në dorën e tij – me të cilën ai më vonë preku syrin e tij.”

36-vjeçarja tha për Metro se fillimisht nuk mund të besonte se diagnoza ishte e vërtetë.

Familja tani shpreson që një operacion mund të rikthejë shikimin e fëmijës.

- Advertisement -

Tragjedi në Maqedoni/ Mbi 50 të vdekur dhe më shumë se 80 të plagosur nga zjarri në diskotekën

Mbi 50 të vdekur dhe mbi 80 të plagosur nga zjarri në diskotekën "Puls" Koçan, Maqedonia e Veriut – Një zjarr shkatërrues ka shpërthyer në...

Ja kush u largua mbrëmë nga shtëpia e Big Brother Vip 4

Mikela është banorja që lë shtëpinë e Big Brother VIP. Ajo hyri në shtëpi disa javë më parë, por nuk e arriti dot ta çonte...

Ngjarje e rëndë në Shkodër: 19-vjeçarja plagos me thikë vëllain 7-vjeçar, përfundon në psikiatri

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shkodër, ku një 19-vjeçare ka plagosur me thikë vëllain e saj vetëm 7 vjeç. Sipas informacioneve zyrtare nga...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.