Fejohet i biri i Azem Hajdarit: Kjo është bukuroshja në krah të tij

1434
0

Të gjithë e dinë moshën e Azem Hajdarit junior, sepse kur i ati i tij i ndjerë u nda nga kjo botë, nga i cili ka trashëguar emrin, ai erdhi në jetë pak javë më vonë.

Pra, diku rreth 20 vjeç, këtë përvjetor të babit të tij, i cili përkujtohet te busti i ngritur në nder të tij, ai nuk ishte vetëm.

Në krah të Azemit pamë një vajzë shumë simpatike, e cila me siguri duhet të jetë partnerja zyrtare ose e fejuara.

Ndërkohë, vëllai i tij disa vite më i madh, Kiri, duket që nuk e ka vendosur akoma se me cilën do të ndajë pjesën tjetër të jetës së tij. Ndërsa motra, Rudina, tashmë është bërë nënë prej disa vitesh. /Panorama/