Fati i keq i Korçarit në Britani

1288
0

L.Korçari u nis për në Angli për një jetë më të mirë, por si disa shqiptarë të tjerë i ra shkurt dhe përfundoi duke u kujdesur për kanabisin në mënyrë që të paguante borxhet. Për fatin e tij të keq, 24-vjeçari u zbulua nga autoritetet policore dhe përfundoi në pranga.

I dalë para një gjykate në Grimsby të Anglisë, Korçari pranoi se kishte prodhuar kanabis gjatë 1 Gushtit deri më 30 Nëntor.

Prokurori Nigel Clive tha se policia kishte shkuar në një shtëpi në rrugën Frodingham, ku kishte gjetur një fabrikë të sofistikuar kanabisi. 73 bimë u gjetën të shpërndara në 2 dhoma, ndërsa e ambienti ishte i pajisur me kushtet e nevojshme për rritjen e drogës.

“Duket se erdhe në Angli nën radar, me shpresën për një jetë më të mirë. Me pak fjalë ishe i detyruar që të kultivoje kanabisin, ose të paktën të menaxhoje rritjen e tij në një adresë në Scunthorpe, sepse u kishe borxhe atyre që të trafikuan, ndonëse u trafikove në mënyrë vullnetare. Droga që po rrisje ishin një sasi e konsiderueshme”.

Korçari me gjasë pritet të deportohet në Shqipëri. Para gjykatës, pala mbrojtëse u shpreh se policia kishte shkuar në adresën në fjalë në kërkim të personave të tjerë, por aty kishin gjetur 24-vjeçarin shqiptar. “Ajo ishte puna e tij“, tha mbrojtja. Gjykata vendosi ta dënojë të riun shqiptar me 9 muaj heqje lirie./tvklan.al/