Një ngjarje e rëndë ka tronditur ditën e sotme botën e futbollit, ku futbollisti i Liverpool Diago Jota dhe vëllai i tij Andre Silva humbën jetën në një aksident tragjik në Spanjë.
Mediat portugeze kanë dhënë detaje mbi aksidentin tragjik, ku mesa duket fati ka qenë i “shkruar”.
Diago Jota kishte shkuar në vendlindje ku kishte kryer një operacion të lehtë në mushkëri dhe doktorët e kishin këshilluar që të mos udhëtonte me avion për pak kohë.
Prandaj ai ishte duke udhëtuar me vëllain e tij mëngjesin e sotëm me makinë për të shkuar në portin e Santander nga ku do të udhëtonte më pas me traget drejt Britanisë me destinacion Liverpool-in.