Skip to content

Fansat e Gjestit kapin rekord! Do habiteni sa ka shkuar numri i ndjekësve të tij në “Instagram”

    Java që sapo lamë pas ka qenë historike për këngëtarin Gjesti, i cili më 19 prill u kurorëzua fitues i edicionit të katërt të “Big Brother VIP Albania”, duke marrë me vete edhe çmimin e madh prej 100 mijë eurosh.

    Finalja madhështore e spektaklit u shoqërua me emocione të shumta dhe përkrahje të jashtëzakonshme nga publiku, i cili e mbështeti Gjestin deri në momentin e fundit. Por triumfi i tij nuk përfundoi aty.

    Në vetëm pak ditë pas fitores, profili i tij në “Instagram” ka arritur në 601 mijë ndjekës, një shifër që dëshmon dashurinë dhe entuziazmin që publiku ka për të.

    Ky shpërthim në rrjetet sociale e kthen atë në një nga personazhet më të ndjekur në showbiz-in shqiptar. Fraza e tij e fundit në finale:

    “Natën e mirë!”, ka marrë kuptimin e një përshëndetjeje simbolike që shënon fillimin e një kapitulli të ri në jetën e tij publike.

    Me fitoren e “Big Brother VIP 4” dhe përkrahjen masive nga publiku, Gjesti pritet të jetë një nga emrat më të zëshëm të muzikës dhe medias shqiptare në muajt në vijim, ndërsa projektet e reja dhe daljet publike tashmë janë vetëm çështje kohe.