Familjarët në Lushnje mbeten të sho.kuar me atë që gjejnë në pusin e shtëpisë

530
0

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Gjonas të Lushnjes. Një 35-vjeçar është gjetur nga familjarët i mbytur në pusin para shtëpisë.

Sipas informacioneve nga policia, në trupin e tij nuk ka patur shenja dhun.e apo dëmtime.

Familjarët kanë mbetur të shokuar dhe dëshmuan se 35-vjeçari vuante nga problemet mendore.

Njoftimi i Policisë Lushnjë:

Më datë 24. 11. 2018, në fshatin Gjonas, është gjetur nga familjarët i mbytur në pusin para banesës, shtetasi D. S., vjeç 35. Nga këqyrjet në trup nuk rezulton të ketë shenja dhune apo dëmtime të tjera. Sipas deklarimeve të familjarëve vuante nga probleme mendore. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për vlerësim.