Familja shqiptare shkoi në Francë për azil por ëndërra i kthehet në makth pas asaj që i ndodhi (VIDEO)

647
0

Të martën e kaluar, një shqiptar 42-vjeçar është ndaluar para një shkollë fillore në Charleville-Mézières të Francës. Që atëherë, ai dhe familja e tij janë nën kërcënim të dëbimit.

Ishte një e martë sikur të tjerat. Marjana dhe Bilbili (emra të koduar), dy shqiptarë të ardhur në Francë në vitin 2015, kishin ardhur për ta marrë fëmijën e tyre tetëvjeçar nga shkolla fillore “Franck-Mozart” në Charleville-Mézières. 50 metra nga shkolla, ata i ndalon një polic, në momentin që Marjana dhe i biri i saj po hynin në veturë.

Polici i drejtohet Bilbilit dhe e urdhëron të dalë nga vetura. Më pas, shqiptarit 42-vjeçar i vihen prangat dhe shoqërohet në komisariat.

“Unë ju thashë: `Por, unë jam e vetme me një fëmijë dhe nuk di të drejtoj veturën!’ Ata as që më dëgjuan dhe më lanë aty në veturë”, i përkujton ato momente Marjana, ende e tronditur nga ngjrja.

Ky arrestim shkaktoi shumë emocione në shkollë. Nga ana e saj, Komuna e ka pranuar se vendarrestimi i shqiptarit nuk ka qenë vend i përshtatshëm për një veprim të tillë. Megjithatë, Frédéric Cloëez, sekretari i përgjithsëhm ka nënvizuar: “Kërkesa për azil dhe ankesa janë hedhur poshtë”.

Që nga ardhja e familjes shqiptare në Francë në vitin 2015, jeta e Bilbilit dhe Marjanës është shndërruar në makth të vërtetë, shkruan “France 3”, përcjellë Albinfo.ch. Djali i tyre 15-vjeçar, Cerili, është përkujdesur nga një psikiatër për shkak të kërcënimeve që i janë bërë kur ata ishin në Shqipëri. Një fakt që u mundësoi të kërkonin mbrojtje të një fëmije të sëmurë. Një dosje që nga Komuna u vlerësua si e “pakompletuar”.

Pas kërkesës për azil dhe ankesës së tyre, që të dyja të refuzuara, Marjana, Bilbili, Cerili dhe Admiri u gjendën në fokus të detyrimit për tu larguar nga territori francez.

Përderisa Bilbili ishte në arrest shtëpiak që nga shkurti i këtij viti, më 07 mars, Marjana dhe Bilbili është dashur të shkojnë në komisariat për të nënshkruar një dokument. Në atë rast, ata arrestohen dhe asnjëherë nuk e kuptuan shkakun. Policia vihet në kërkim të fëmijëve të tyre, mirëpo nuk arriti t`i bashkojë për ta realizuar dëbimin.

Një gjykatës francez bga Strasourgu, të premten e shqyrtoi rastin e Bilbilit. Ai ka theksuar se rasti i paraburgimit të Bilbilit nuk ka qenë i justifikuar. Bilbili tani është i lirë, por i regjistruar në dosjen e personave të kërkuar. I shoqëruar nga shumë shoqata, ai po përpiqet të kthehet tek Marjana në Charleville, e cila është kërcënuar për tu dëbuar gjatë të enjtes së ardhshme. Lidhur me gjendjen aktuale, Marjana ka parashtruar ankesë.

“Në Francë erdhëm me shpresë për një jetë më të mirë. Ajo që dua për momentin është mundësai që të qëndroj këtu dhe të vazhdoj jetën që e bënim paraprakisht në Francë”, shpreson shqiptarja me lot në sy.