Familja Avdia bën lajmërimin që nuk do donte kurrë ta bënte: Jonada e vogël do të prehet sot në Tiranë

104
0

Ngjarja e ditës së djeshme bëri që nga sytë e çdo shqiptari të kullonte të paktën një pikë loti. Ishte një ndodhi aq e rëndë që askush nuk do donta ta dëgjonte as për hasmin e jo më për një ëngjëll të vogël e të pafajshëm që humbi jetën në vendin e të parëve gjatë pushimeve.

Një ngjarje aq absurde saqë nuk kuptohet se përse na duhet shteti, kur ai nuk bën asgjë për ne? Kur ata që duhet të na mbrojnë nuk denjojnë as të zbatojnë ligjin.

Ndërkohë dje familja Avdia ka bërë edhe njoftimin e dhimbshëm se ceremonia mortore do të zhvillohet ditën e sotme në Laprakë të Tiranës.

Në vijim njoftimi:

Shoke dhe miq, ju njoftojme me hidherim te thellë vdekjen e mbeses tone Jonada Bledar Avdia, ne moshen 7 vjecare, nga nje aksident tragjik në plazhin e Himares. Varrimi bahet dt. 03.08.2022, ora 15:00, ne adresen: Familja Avdia, Rruga “Stanislav Zuber”, afer Intesa San Paolo Bank Laprake.