Facebook investon fuqishem: 10.000 vende të reja pune

39
0

Gjatë pesë viteve të ardhshme, Facebook do të punësojë 10.000 punonjës të rinj në vendet e Bashkimit Evropian. Rrjeti social bëri njoftimin të Dielën. Investimi në kontinent është pjesë e projektit tjetër, ambicioz për të ndërtuar “Metaverse”, platformën që do të lejojë njerëzit të lidhen në internet duke kombinuar realitetin virtual dhe atë të shtuar.

Gjiganti i rrjeteve sociale tha të dielën se punëtorët me aftësi të larta do të ndihmojnë për ndërtimin e një nocioni futuristik për lidhjen e njerëzve në internet.

Facebook thotë se do ta bëjë ndërveprimin online “shumë më afër pervojës së bashkëveprimit personal”.

Metaverse ka mundësitë për t’u dhënë akses ideve të reja inovative, sociale dhe ekonomike. Do të jenë evropianët ata që do ta krijojnë atë që në fillim. Ky investim është një shenjë besimi në fuqinë e industrisë evropiane të teknologjisë dhe potencialin e talenteve të reja evropiane në teknologji ”, shkruhej në blogun e Facebook.

Drejtuesit e Facebook-ut mendojnë se metavers-i është një nga krijimet më të mëdha teknologjike, pas internetit në celular.