Evi Reçi bën gjestin e madh ndaj Tarameles

2525
0

Historia e vogëlushit të “Piter Pan”, Xheison Baftit i cili jeton në kushte të vështira në fshatin Mushqeta i ka prekur të gjithë. Mbrëmjen e djeshme, Alketa deklaroi në emision se do t’ja arrijë qëllimit për ta sjellë Xheisonin dhe familjen e tij të jetojë në Tiranë.

Moderatorja dhuroi një pjesë të pagës së saj dhe tregoi se shumë kolegë kanë dhënë kontribut për Xheisonin. Pas deklaratës së Alketës kanë nisur me shpejtësi kontributet nga shumë njerëz në llogarinë e mamasë së Xheisonit.

Mes tyre është edhe moderatorja dhe këngëtarja Evi Reçi e cila i ka dërguar Alketës një mesazh ku i shkruan: “Nesër kam ditëlindjen dhe preferoj që mos të marr dhurata, por të bëj. Dhe direkt nesër unë do e bëj një kontribut për nënën e Xheisonit. Më preku shumë. Zoti e bekoftë. Të përqafoj Alketë”.

“Je yll”, i shkruan Alketa.