Eurodeputet apo kryebashkiak i Himarës? Beleri flet nga burgu: Nëse Apeli më jep pafajësi…

279
0

Kryetari i zgjedhur i Himarës , Fredi Beleri i cili është tashmë edhe deputet në Parlamentin Europian, ishte në një intervistë telefonike nga burgu për “Now me Erla Mëhillin” ku tha se nëse Apeli do e shpallë të pafajshëm ai do zgjedhë të jetë kryebashkiaku i Himarës, për të cilin populli e ka votuar.

Në mbledhjen e parë të Parlamentit Europian ai mori pjesë online me leje të posaçme. Beleri tha se ai ka besim te drejtësia dhe se nëse nuk do e gjejë në Shqipëri të drejtën e tij do e kërkojë atë në Strasburg.

Të martën u bë mbledhja e parë dhe me leje mu dha mundësia të marr pjesë në mbledhje. Këtu personeli më sillet me profesionalizëm. Jam si gjithë të tjerët. Në mbledhje mora pjesë me leje.

Mitsotakis më përgëzoi për fitoren dhe më tha se ishte i kënaqur. Unë jam një nga 21 deputetët grekë dhe do kem të njëjtat politika me ta në Parlamentin Europian. Gjithashtu unë jam edhe shqiptar e do mundohem të bëj kontributin tim. Për mua Shqipëria nuk është Edi Rama.

Nëse dal i pafajshëm unë do zgjedh Bashkinë e Himarës”,-tha Beleri.