Euro sërish në pikiatë, merr me vete edhe valutat e tjera, ja cfare ndodhi sot në kursin e këmbimit..

241
0

Monedha evropiane e nisi javën me një rënie të fortë kundrejt lekut. Referuar kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro këtë të hënë është këmbyer me 100.7 Lekë.

Ky është niveli më i ulët që prej korrikut 2023. Ndërkohë në pikat e këmbimit valuator një euro këmbehet me 100.3 Lekë.

Edhe Dollari ka pësuar rënie duke u shitur nën 94.58 Lekë. Ndërkohë që trendi rënës ka vijuar edhe për valutat e tjera si Paundi britanik e Franga zvicerane të cilat këmbehen përkatësisht me 118.08 dhe 103.6 lekë.