Skip to content

Euro e “dobët”, ja si u hap java për monedhat e huaja..

    Monedha europiane euro vijon të qëndrojë në nivele të ulëta në raport me lekun. Këtë të hënë, 1 shtator, euro blihet në tregun valutor me 97 lekë dhe shitet me 98.2lekë.

    Monedha evropiane ka shënuar një rritje të lehtë pasi ndodhej prej disa javësh në një nivel të pandryshueshëm tregtimi, ku blihej me 96.5 lekë dhe shitej me 97.5 lekë.

    Dollari amerikan blihet në tregun valutor me 82.5 lekë dhe shitet me 83.8 lekë.

    Paundi britanik ka shënuar një rënie të lehtë, ai blihet në tregun valutor me 111.5 lekë dhe shitet me 112.8 lekë.

    Ndërkohë që edhe franga zvicerane ka shënuar një rënie të lehtë, ku blihet me 103 lekë dhe shitet me 104.3 lekë.